“Mbikalimi i Rinasit shembet pas sezonit veror”, ministri Karakaçi: Projekti i ri me 4 korsi

“Mbikalimi i Rinasit shembet pas sezonit veror”, ministri Karakaçi: Projekti i ri me 4 korsi

Pas mbledhjes së qeverisë, në lidhje me vendimet e marra foli edhe Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai u shpreh se do të reformohet sektori i energjisë elektrike, duke vënë theksin te energjia e gjeneruar përmes paneleve fotovoltaike. “Njoftoj se kemi miratuar projektligjin e rregullimit të sektorit të energjisë elektrike. Ky ligj rregullon edhe kuadrin ligjor të BE-së. Ky projektligj ka disa elemente të rëndësishme, pasi e fut Shqipërinë në një koncept krejt të ri, siç është depozitimi, apo agregimi nga vetë konsumatorët. Ky sektor do të pësojë një rregullim nga e para, jemi në një fazë ku energjia fotovoltaike ka kaluar mbi 10% të totalit të prodhimit. Projektligji ka kaluar në të gjitha fazat me grupet e interesit. Elementi i dytë është...