Mbi 40 studentë nga Tirana u ndaluan në Shkup, Bardhi: Ky s’është kontroll kufitar, por pengmarrje shtetërore
Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase. Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Gazment Bardhi. Në një reagim në facebook, Bardhi ka dënuar trajtimin çnjerëzor të të rinjve. “Është skandaloze që studentë shqiptarë, shumica 18-20 vjeç dhe shumë prej tyre vajza, të trajtohen si kriminelë vetëm sepse po udhëtonin për të mbështetur protestat në mbrojtje të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ata të rinj meritojnë vetëm respekt dhe mirënjohje për guximin dhe sakrificën.”, shprehet ai. Gjithashtu ai nënvizon se heshtja e e Tiranës zyrtare është skandaloze. REAGIMI;...
Burimi:
javanews.al