Mbështetje ekonomike/ Rama prezanton planin e ri për fëmijët me aftësi të kufizuara

Mbështetje ekonomike/ Rama prezanton planin e ri për fëmijët me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar. Rama gjatë fjalës së tij u shpreh se plani Kombëtar i Veprimit për Personat me Aftësi Ndryshe 2026-2030 parashikon dyfishimit e mbështetjes ekonomike, më shumë shërbime në komunitet, akses më të lehtë në arsim, punësim dhe rehabilitim, si dhe mbështetje më të madhe për jetesë të pavarur. Ai theksoi se 11.000 fëmijë dhe të rinj që do të përfitojnë nga kjo masë. Ndër të tjera, Rama theksoi se buxheti i shtetit do të paguajë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar. “Ishte bërë një kohë e gjatë...