“Mbështesim investimin e huaj në Zvërnec”, Berisha: Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano, hipokritët derdhin lot krokodili
Sali Berisha para gazetarëve ka deklaruar sot se ka qenë dhe është dakord që në Zvërnec të investohet. Ai tha se edhe para tre vitesh kur u njoftua se Jared Kushner do të investonte në vendin tonë, ai ka thënë ‘po’ sepse sipas tij, investitorët kishin paratë.“Para tre vitesh, kur u tha se do vinte dhëndri i ish-presidentit Trump në atë kohë, unë kam thënë po. Reagimi im ndaj këtij lajmi ka qenë ky, plotësisht dakord. Sepse i ka paratë. Thuhej që fondi saudit janë fondet publike të investimeve, është fond trilionësh dhe natyrisht paratë ishin. Arsyeja bazë pse kam thënë po ka qenë kjo dhe e kam lidhur me paratë. Me këtë unë nuk kisha dyshim se Rama po blinte influencë politike, por përsëri...
Burimi:
javanews.al