‘Mbaroi komedia e tyre’/ Protestuesja: Rama të japë dorëheqjen sa më parë dhe të lëshojë Ballukun
Gjatë protestës së 46-të radhazi para Kryeministrisë, një qytetare i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të dalë përballë protestuesve dhe të përballet me kërkesat e tyre. Ajo deklaroi se Rama duhet të shohë nga afër qytetarët e mbledhur në shesh dhe të japë përgjigje përpara tyre. “Dua t’i them këtij krimineli që kryeministër nuk ka qenë kurrë, të dalë në këtë shesh. Këtu në shesh është populli që e ka votuar. Të dalë dhe të japë përgjigje, të shohë çfarë jemi ne”, u shpreh protestuesja. Ajo shtoi se qytetarët nuk janë “dele”, por njerëz që kërkojnë ndryshim, ndërsa theksoi se sipas saj Shqipëria mund të bëhet më mirë. “Mbaroi komedia e tyre. Edi Rama të japë dorëheqjen sa më parë dhe të mos e mbajë...
Burimi:
syri.net