“Mbajtët 1 minutë heshtje dhe nisët teatrin”, ministri Lamallari i kthehet opozitës: S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

“Mbajtët 1 minutë heshtje dhe nisët teatrin”, ministri Lamallari i kthehet opozitës: S’më latë të flas. Duhet të iki në Korçë, nuk qëndroj në shfaqjen tuaj

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte i pranishëm në seancën e sotme të Kuvendit, pasi ishte thirrur për interpelancë, por pas debateve të shumta dhe mungesës së mundësisë për të folur, sipas tij, ai është larguar. Ai akuzon opozitën se po bën teatër dhe nuk po mundohet të bëjë interpelancë me të, teksa një nga deputetët që iu kthye kundër ishte deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili i kërkoi dorëheqjen pas krimit të sotëm në zonën e Maliqit në Korçë, ku humbi jetën një efektiv i “Shqiponjave”. “Kam kërkuar disa herë fjalën dhe nuk më është dhënë. Të mbash një minutë heshtje për një efektiv të vrarë dhe të bësh më pas një teatër të tillë, është e turpshme. Ruaji Zot këta njerëz...