Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati i vetëm në garë

Mbahen sot zgjedhjet për kreun e PD, Berisha kandidati i vetëm në garë

Demokratët do t’u drejtohet këtë të shtunë kutive të votimit për zgjedhjen e kryetarit që do të drejtojë forcën politike në katër vitet e ardhshme. Në garë do të jetë vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në 18:00 në të gjitha degët e demokratëve në rrethe. Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet...