Masat e sigurisë për protestuesit/ Qytetarja: Të arrestuarit i kanë mbuluar me gjak!

Masat e sigurisë për protestuesit/ Qytetarja: Të arrestuarit i kanë mbuluar me gjak!

Tensionet dhe protestat nuk kanë të ndalur në rrugët e kryeqytetit. Dhjetëra qytetarë dhe familjarë janë mbledhur sot para Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar lirimin e 21 protestuesve të arrestuar së fundmi. Kjo revoltë pason marshimet e ditëve të kaluara drejt Parlamentit, Drejtorisë së Policisë, Prokurorisë dhe bllokut të Sigurisë ‘Mine Peza’, ku mbahen të ndaluarit. Në mes të thirrjeve të vazhdueshme "Lironi çunat!" dhe "Shqipëria është me ju!", një qytetare e cila ka udhëtuar posaçërisht nga Kanadaja për t'iu bashkuar protestës, për Syri Tv, ngriti akuza të rënda ndaj forcave të rendit, duke pretenduar se të arrestuarit janë dhunuar barbarisht në momentin e ndalimit. Duke e cilësuar situatën si një abuzim flagrant me të drejtat e njeriut, ajo bëri thirrje për...