Masakra zgjedhore e 26 majit 1996, Rama kujtohet dy ditë me vonesë: Një datë që flet për dy botë
Data 26 Maj 1996 do të mbahet mend si masakra zgjedhore që Partia Demokratike e Sali Berishës, në atë kohë president, ishte e frikësuar nga vota e lirë, shqetësim që çoi në dhunimin makabër e terrorin që u ushtrua ndaj opozitës, Partisë Socialiste. 30 vite më vonë, kryeministri Edi Rama tregon sesi Shqipëria ka ndryshuar, nga dhuna masive te drejtësia, demokracia e rruga drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Një datë që flet për dy botë”, shkruan Rama në videon ku janë mbledhur fragmente nga 26 Maji 1996 dhe Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare.
Burimi:
sot.com.al