Masakra e 21 janarit/ Xhaxhai i Aleks Nikës kërkon ndihmë nga deputetët në Kuvend: Hetimet po zvarriten, rezolutë për SPAK
Kur kanë kaluar 2 vite e gjysmë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut dhe 2 vite nga Gjykata e Lartë, të cilat urdhëruan zbulimin e urdhëruesve të vrasjeve shtetërore të 21 janarit 2011, në SPAK nuk ka ende një konkluzion të hetimeve. Për Mark Nikën, xhaxhain e Aleksa Nikës, i vrarë 15 vite më parë, kjo tregon një mungesë vullneti në Prokurorinë e Posaçme për të avancuar me hetimet dhe për të gjetur përgjegjësit. Kjo e ka detyruar të moshuarin të ngjitë këtë të enjte shkallët e sallës së seancave plenare për t’i dorëzuar një kërkesë kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.Burime bënë me dije se Mark Nika i ka kërkuar Ballës ndihmën e Kuvendit për të ndikuar në SPAK për përshpejtim të hetimeve....
Burimi:
javanews.al