Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Mosmarrëveshja për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po kalon nga kantieri në një përballje ligjore që mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar. Në reagimin e tij ku lajmëroi dërgimin e çështjes në arbitrazh, investitori kryesor, Behgjet Pacolli theksoi se ky vendim i ministrisë së Infrastrukturës bie ndesh jo vetëm me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Kontratën e Koncesionit, por edhe me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për traktatin e vitit 1992 i cili përcakton standardet reciproke që shteti pritës duhet të respektojë ndaj investitorëve, në rastin konkret shteti shqiptar ndaj një kompanie zviceriane siç është MABCO me seli në Lugano. Konkretisht, neni 4 detyron shtetin të mbrojë investimet e kryera sipas legjislacionit dhe ndalon pengimin e administrimit, mirëmbajtjes,...