Marrëveshja e detit, ministri grek Dendias viziton Tiranën, takime me Ramën e Nufin
Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dendias do të vizitojë sot Tiranën, në një kohë kur Athina zyrtare po rrit përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e kufirit detar. Gjatë vizitës së tij, Dendias pritet të takohet me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe kryeministrin Edi Rama. Bisedimet e nivelit të lartë synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Objektivi kryesor i vizitës është të rifillojë një iniciativë dypalëshe të rënë dakord për herë të parë në tetor 2020, kur të dy vendet njoftuan qëllimin e tyre për t’ia referuar mosmarrëveshjen e tyre për kufirin detar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Në qendër të diskutimeve është përgatitja e një marrëveshjeje formale që do t’u lejonte...
Burimi:
opinion.al