“Marksistë-leninistë të vegjël”/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë (VIDEO)

“Marksistë-leninistë të vegjël”/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë (VIDEO)

Një debat i ashpër mes PD-së dhe Lëvizjes Bashkë u zhvillua në Kuvend për Zvërnecin. Deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se Lëvizja Bashkë promovon marksizmin. Ndërsa, menjëherë u përgjigj deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Muçi tha se ata që dolën në shesh në protestë ishin të rinj dhe se as që njohin as Marksin, as Lenin, por se ata dalin për tyë mbrojtur vendin sipas tij, nga dyshja PS-PD. Gent Strazimiri: Tani dy fjalë për të gjithë dashnorët e flamengove dhe pelikanit kaçurrel. Ti, Lenini… nuk mund të të dhimbset pelikani kaçurrel dhe flamengo ditën kur këta kanë nxjerrë fonde me terapi për të ndryshuar seksin e fëmijëve tanë. Me taksat tona, që të dhimbsen aq shumë. Atë sheshin që e ke plot aty,...