Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Juristi Ylli Manjani është ndër zërat që ka komentuar gjerësisht protestën e dy javëve të fundit kundër qeverisë, por edhe përplasjet që kanë shoqëruar debatin publik në rrjetet sociale. Pas një serie reagimesh dhe sulmesh që ai i konsideron fyese ndaj tij dhe familjes së tij, Manjani ka zgjedhur të bëjë publik qëndrimin e vet, duke vendosur një vijë të qartë ndarëse mes protestuesve dhe asaj që ai e cilëson si tentativë për revolucion. Në një intervistë për gazetën Tema, i vendosur përballë pyetjeve që vijnë nga këndvështrimi i një protestuesi, ai shprehet se nuk ka asnjë kundërshti për protestën e qytetarëve që kanë dalë në shesh kundër qeverisë dhe që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Unë nuk shaj protestuesit, nuk jam kundër protestës,...