Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi BE, aq më shumë sulmojnë aktorët e huaj

Manipulimi i informacionit, Rama: Sa më shumë i afrohemi BE, aq më shumë sulmojnë aktorët e huaj

Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për demokracitë moderne. Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ai theksoi se në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të forcojë rezistencën ndaj kërcënimeve hibride. Rama u shpreh se demokracia kërkon transparencë dhe jo fshehje të problemeve, ndërsa paralajmëroi se vendet që afrohen me BE-në bëhen objekt i shtuar i ndërhyrjeve të aktorëve të huaj. Sipas tij, Shqipëria ka përjetuar sulme hibride dhe fushata të organizuara dezinformimi, duke shtuar se brezi i sotëm do të gjykohet nga...