“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama:  “Kali i Trojës” hyn i maskuar si diçka e padëmshme

“Manipulimi i informacionit kërcënim për demokracinë”, Rama: “Kali i Trojës” hyn i maskuar si diçka e padëmshme

TIRANË – Kryeministri Edi Rama deklaroi se manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja përbëjnë një nga sfidat më të mëdha për demokracitë moderne, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Përballja me Manipulimin e Informacionit dhe Ndërhyrjen e Huaj: Shqipëria dhe Konteksti i Zgjerimit”, të organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Rama u shpreh se konferenca zhvillohet në një moment të ndërlikuar, të diktuar nga zhvillimet gjeopolitike, pozicioni i Shqipërisë dhe presioni në rritje ndaj institucioneve demokratike. “Jemi këtu për shkak të një ndërthurjeje mjaft shqetësuese të momentit ku jetojmë, gjeografisë ku bëjmë pjesë dhe trysnisë gërryese që po ndodh në institucionet tona demokratike,” tha ai. Sipas kryeministrit, megjithëse diskutimet lidhen me algoritmet dhe reformat digjitale, në thelb bëhet fjalë për mbrojtjen...