“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

“Mandati i prokurorit”, Braho: Duhet një zgjidhje ligjore pasi preket ecuria e hetimeve

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho, ngriti shqetësimin për statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar. Gjatë paraqitjes së raportit vjetor të SPAK për vitin 2025 në Komisionin e Ligjeve, Braho theksoi se mungesa e një zgjidhjeje ligjore, mund të ndikojë në vijimësinë e hetimeve dhe në funksionimin e institucionit. “Mospërcaktimi i qartë ligjor mundet të cenojë vijimësinë e hetimeve dhe standardet profesionale, duke ndikuar në besimin e publikut dhe në përmbushjen e kërkesave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare. Kushtetuta ka parashikuar një mandat 9-vjeçar për prokurorët e posaçëm, pa të drejtë riemërimi. Ky model ka pasur qëllimin e vet në fazën e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, pas këtyre viteve të funksionimit, është e nevojshme të vlerësohet...