“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre mandateve të mëparshme”, Rama: Partia duhet të jetë pranë qytetarëve!

“Mandati i katërt, s’duhet të jetë zgjatim i tre mandateve të mëparshme”, Rama: Partia duhet të jetë pranë qytetarëve!

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ka zhvilluar pasditen e kësaj të enjteje një takim me drejtuesit politikë të PS-së dhe kryetarët e komisioneve, në kuadër të BESË-s. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka dalë nga një periudhë varfërie dhe shpërfilljeje dhe se tashmë ndodhet në një epokë të re, me vlerësimin më të lartë ndërkombëtar që ka pasur ndonjëherë. Sipas tij, sfida kryesore tani është forcimi i besimit të qytetarëve te shteti dhe institucionet. Rama shtoi se Partia Socialiste duhet të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe të ecë përpara me ide të qarta dhe këmbëngulje, duke theksuar se objektivi është përmbushja e një “misioni historik” për vendin. Rama: Ne e nxorëm Shqipërinë nga një epokë varfërie dhe...