Maliqi: Zviceranët i thonë ‘po’ parasë fizike, fitore për lirinë dhe privatësinë kundër digjitalizimit total
I ftuar në emisionin Syri i Botës, gazetari Nefail Maliqi foli mbi referendumet dhe debatet për përdorimin e parasë fizike në Zvicër, ku u shpreh se qytetarët zviceranë votuan masivisht për të garantuar që kesh-i të mbetet i vlefshëm dhe i përdorshëm, duke e përfshirë në kushtetutë.Maliqi theksoi se kjo është një fitore për lirinë individuale dhe privatësinë, një sinjal mosbesimi ndaj një sistemi plotësisht dixhital dhe një mbrojtje e traditës zvicerane për autonomi dhe kontroll qytetar.Ai vuri në dukje se vendimi nuk ndalon pagesat dixhitale, por siguron që qytetarët të kenë gjithmonë mundësinë të përdorin para fizike, duke ruajtur ekuilibrin mes inovacionit financiar dhe të drejtave bazë të individit. Më 8 mars të këtij viti, qytetarët zviceranë i thanë po monedhës zvicerane, të lirë...
Burimi:
syri.net