LUTFI DERVISHI THUMBON QEVERINE RAMA
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar mënyrën se si qeveria shqiptare e paraqet procesin e integrimit në Bashkimin Europian.Nëpërmjet një postimi në Facebook, Dervishi shkruan: “Këta e kuptojnë integrimin në BE si tenderat: mjafton t’i kenë letrat në rregull!” Një fjali e shkurtër, por që godet drejtpërdrejt propagandën qeveritare, ku hapja e kapitujve, konferencat dhe fotografitë në Bruksel shpesh paraqiten si prova se Shqipëria është pothuajse pjesë e BE-së. Por ironia e Dervishit ngre një pyetje të thjeshtë: A mjafton dokumentacioni i bukur, kur realiteti vazhdon të përballet me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe institucionet e dobëta? Sepse Bashkimi Europian nuk është një tender ku fiton ai që plotëson formularët, vendos vulat dhe dorëzon dosjen në afat. Integrimi kërkon standarde reale, drejtësi funksionale dhe një qeverisje...
Burimi:
ntv.al