‘Lufta ndaj korrupsionit dhe karteleve’/ Koka: Heshtja e SHBA për Ballukun dhe prioritetet e Eric G. Wendt, shqetësuese

‘Lufta ndaj korrupsionit dhe karteleve’/ Koka: Heshtja e SHBA për Ballukun dhe prioritetet e Eric G. Wendt, shqetësuese

Gazetari Bledian Koka deklaroi në emisionin Task Force në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, se deklarata e ambasadorit të ri amerikan për Shqipërinë ishte ndër më impresionueset dhe më shqetësueset për situatën në vend. Sipas Kokës, fakti që një nga prioritetet kryesore të përmendura ishte lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe lidhjeve me kartelet e Amerikës së Jugut, tregon perceptimin alarmant që ekziston për Shqipërinë në qarqet amerikane. Ai theksoi se, ndryshe nga kandidatët e tjerë për ambasadorë që folën për bashkëpunim dhe marrëdhënie diplomatike normale me vendet ku do të shërbejnë, kandidati për Shqipërinë u fokusua pothuajse ekskluzivisht te korrupsioni dhe krimi i organizuar. Koka e cilësoi po ashtu shqetësuese mungesën e reagimeve të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe...