Lorenc Vangjeli: Pse u largua Marjana Koçeku? Përgjigjet Blendi Klosi: PS, parti e hapur për të rinjtë. Ka edhe raste të tilla
Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta në bulevard është një akt politik ndërsa mazhoranca deri tani nuk ka reaguar përveç qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama. Ai shtoi se një qëndrim i përkundërt i mazhorancës ishte largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i PS-së. “Në fakt në vetvete protesta është një akt politik. Për momentin e vetmja përgjigje politike që ka ardhur nga kampi i mazhorancës, konkrete, duke përjashtuar këtu qëndrimet e kryeministrit apo të shumë pak deputetëve apo njerëzve të njohur në Partinë Socialiste nuk ka pasur një akt tjetër përveç dorëheqjes së një deputeteje të Partisë Socialiste”, tha Vangjeli. Për aktin e Koçekut i kërkoi përgjigje nga sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste,...
Burimi:
javanews.al