LIVE/ Nis seanca plenare, bojkoton opozita
Ka nisur seanca plenare e kësaj të hëne në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka prezantuar rendin e ditës. Gjithashtu, vihet re se në Kuvend është vetëm prezenca e mazhorancës, me opozitën që nuk ka marrë pjesë. Në përfundim të rendit të ditës, seanca parashikon edhe diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Mbetet të shihet nëse opozita do të marrë pjesë, teksa indiciet në prononcimet e Berishës në media kanë qenë negative. Në seancat e shkuara ka pasur protestë dhe trazira jashtë parlamentit nga ana e protestuesve dhe gjithashtu do të duhet të shihet nëse ato akte do të përsëriten.
Burimi:
javanews.al