LIVE! Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, nis seanca maratonë në Kuvend
Kuvendi i Shqipërisë është mblidhur këtë të enjte, 14 maj, në orën 10:00, në seancë plenare, ku në fokus pritet të jenë debatet për klimën e investimeve në vend, procesin e integrimit europian dhe një sërë interpelancash me anëtarët e qeverisë. Sipas rendit të ditës, seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe njoftimet, ndërsa më pas do të zhvillohet një mocion me debat lidhur me problematikat e evidentuara në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe gjetjet e progres-raportit të Komisionit Europian. Në seancën e sotme do të shqyrtohet edhe projektrezoluta “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”. Një tjetër pikë që pritet të sjellë debat...
Burimi:
javanews.al