LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

LIVE! Kuvendi mblidhet në seancë plenare, disa qytetarë protestojnë jashtë godinës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00 në seancë plenare, në bazë të kalendarit të punimeve për periudhën 15 qershor-03 korrik 2026. Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme, njoftime të ndryshme, si dhe një sërë projektligjesh dhe projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të disa institucioneve publike. Ndër projektet kryesore është projektligji “Për kontrollet zyrtare dhe aktivitetet e tjera zyrtare” që lidhet me garantimin e zbatimit të legjislacionit për ushqimin, ushqimin për kafshë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve, si dhe mbrojtjen e bimëve. Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe vlerësojë veprimtarinë vjetore për vitin 2025 të disa institucioneve të rëndësishme, përfshirë Komisionerin për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen...