Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, ninistri Hoxha pritet në Vilnius nga homologu Budry

Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në BE, ninistri Hoxha pritet në Vilnius nga homologu Budry

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon një vizitë zyrtare në Vilnius të Lituanisë. Paraditen e sotme, Hoxha u prit nga homologu i tij lituanez, Ministri Kęstutis Budry, në një takim që konfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Lituanisë, të bazuara në vlerat e përbashkëta evropiane dhe angazhimin e përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës si dy vende anëtare të NATO-s. Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen ndaj Lituanisë për mbështetjen ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Sipas tij, Presidenca lituaneze e Këshillit të Bashkimit Evropian, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2027, do të jetë një mundësi e rëndësishme për ta mbajtur zgjerimin në krye të axhendës evropiane. Ministri lituanez Kęstutis Budry, deklaroi se Shqipëria është sot...