“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

“Lironi protestuesit!/ Deklarata e Grupit Koordinues e dorëzuar në Polici dhe ambasada

Grupi Koordinues i protestave që po zhvillohen në Tiranë prej më shumë se 1 muaji, ka bërë publike deklaratën që, sipas tyre, i është dorëzuar një ditë më parë Policisë së Shtetit dhe ambasadave të vendeve mike, duke theksuar se protesta është një e drejtë kushtetuese dhe duke kërkuar garantimin e zhvillimit paqësor të saj. Në deklaratë, organizatorët dënojnë atë që e cilësojnë si përdorim joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit gjatë protestës së 2 korrikut 2026 para Kuvendit, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës pa paralajmërim, shtyrjen dhe goditjen e protestuesve, si dhe dhunën ndaj personave të neutralizuar. Sipas tyre, monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka evidentuar shqetësime serioze mbi mënyrën e administrimit të protestës, duke ngritur dyshime për tejkalim...