‘Lironi çunat tanë’/ Sot marshim tek Gjykata gjatë masave të sigurisë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar

‘Lironi çunat tanë’/ Sot marshim tek Gjykata gjatë masave të sigurisë, në mbështetje të protestuesve të arrestuar

Pas protestës madhështore të ditës së djeshme (4 korrik), sot organizatorët, aktivistët dhe qytetarët do të dalin përsëri në shesh në mbështetje të të rinjve të arrestuar më 2 korrik, gjatë seancës plenare të Kuvendi. Ky marshim do të mbahet para Gjykatës Penale të Tiranës, (që ndodhet pranë SPAK), teksa priten të zhvillohen masat e sigurimit për të arrestuarit në protestë. Policia shoqëroi të paktën 18 persona mes të cilëve 9 i arrestoi. Kjo protestë do të solidarizohet në mbështetje të tyre, teksa organizatorët i cilësojnë arrestime të paligjshme. Vetë organizatorët kanë paralajmëruar se protesta do të vijojë edhe të dielën. Ata kanë bërë thirrje për një marshim para Gjykatës së Tiranës në shenjë solidariteti me protestuesit e arrestuar, të cilët pritet të dalin para...