Lirime nga detyra dhe emërime të seri, presidenti Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

Lirime nga detyra dhe emërime të seri, presidenti Begaj njofton disa lëvizje në zyrat diplomatike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur një sërë dekretesh që prekin përfaqësimin diplomatik të Shqipërisë në disa vende dhe organizata ndërkombëtare. Vendimet përfshijnë lirime dhe emërime të reja ambasadorësh, duke sjellë ndryshime në përfaqësitë shqiptare në Europë, Lindjen e Mesme dhe Azi. “Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin e: Znj.Donika Hoxha, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident, vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, jo rezident. Z.Dastid Koreshi, nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës...