Ligji “Antimafia” ndez debate në Komisionin e Ligjeve, dyshime se pasuritë e sekuestruara u kthehen personave të goditur
Pavarësisht luftës në rritje të institucioneve të reja të drejtësisë për të goditur pasuritë e vëna në rrugë kriminale, ato vijojnë të mbeten problem. Për të thelluar luftën ndaj pasurive kriminale, por edhe për t’i vënë këto pasuri në përdorim, ligji “Antimafia” i është nënshtruar për herë të parë një kontrolli nga Kuvendi. Në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja renditi të dhënat e përdorimit të këtij instrumenti kyç 15-vjeçar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. “Analiza tregon se ligji ka prodhuar rezultate konkrete, por jo në mënyrë të njëtrajtshme të në gjitha fushat ku përdoret. Është përdorur si duhet në krimin e organizuar dhe narkotikët, por sa i përket korrupsionit dhe përdorimit autonom, ky ligj mbetet pjesërisht i pashfrytëzuar”, shprehet Manja. Raporti, i financuar nga...
Burimi:
javanews.al