Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Kryeministri Edi Rama sërish ka reaguar sot sërish ndaj deklaratave të Dritan Goxhajt, i cili u prezantua si ish-luftëtar i UÇK-së gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kryeministrisë, ku lexoi kërkesat e grupit koordinues të protestës. Rama publikoi një dokument përmes një postimi në rrjetet sociale, qw mban datën 21 prill 1999, që sipas tij i përket periudhës së luftës në Kosovë dhe i drejtohej Shtabit të Operacionit “Shigjeta”. Në dokument përfshihet një dëshmi e njw ish-komandanti të UÇK-së lidhur me Dritan Goxhajn. Sipas përmbajtjes së njoftimit të publikuar nga Kryeministri, Goxhaj kishte shoqëruar në qendrën stërvitore të UÇK-së në Helshan katër oficerë të Ushtrisë Shqiptare, të cilët iu bashkuan forcave vullnetare për luftën në Kosovë. Dokumenti pretendon se, kur u pyet...