“Lëvizjet e ish-deputetit po i japin frymë PD”, Ben Andoni komenton përplasjet e Salianjit me Berishën
Gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar përplasjet mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe kryetarit të Partia Demokratike, Sali Berisha. Sipas Andonit, Salianji e nisi me idealizëm angazhimin e tij, por më pas mbështetja ndaj tij u dobësua, përfshirë edhe figura si Ilir Alimehmeti. Ai theksoi gjatë një bisede në programin e drekës në News24 se publiku është i vëmendshëm dhe nuk mbështet lehtësisht modele individuale që synojnë të marrin rolin e liderit kryesor, pa pasur një strukturë të qartë mbështetëse. Megjithatë, Andoni vlerësoi se nismat dhe takimet e Salianjit janë të mirëpritura në një parti demokratike, pasi nxisin debat dhe kritikë të brendshme. “Ai po bën diçka dhe po i jep një energji të re PD-së,” theksoi analisti. Në përfundim, Andoni shtoi se ndryshimet e...
Burimi:
javanews.al