Lëvizja e papritur e Ramës, gjithë qeveria dhe grupi parlamentar në një tryezë urgjente
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Brigadave në orën 09:30. “Të nderuar kolegë, Ju informoj se të premten, më datë 24.07.2026, në orën 09:30, do të zhvillohet Mbledhja e Zgjeruar e Grupit në Pallatin e Brigadave. Agjenda e mbledhjes do t’ju dërgohet së shpejti”, shkruhet në mesazhin dërguar deputetëve.
Burimi:
ntv.al