Leka: Pas 40 ditësh protesta është pa frymë, Rama është i vetmi fitues
Analisti Martin Leka, i ftuar në ABC News, u shpreh se qëndrimet e opozitës ndaj qeverisë në arenën ndërkombëtare nuk përbëjnë asgjë të re dhe nuk ndikojnë në uljen e ritmit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas Lekës, opozita nuk dëmton qeverinë, por veten e saj, ndërsa argumentoi se kritikat dhe denoncimet e saj në kancelaritë perëndimore nuk sjellin pasoja për ekzekutivin. Analisti u ndal edhe te protestat, për të cilat tha se kanë humbur mbështetjen për shkak të agresivitetit, gjuhës së ashpër, përndjekjes ndaj figurave publike dhe politike, si edhe dhunës ndaj institucioneve. Sipas tij, këto zhvillime i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, ndërsa i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal....
Burimi:
javanews.al