Lea Ypi: “Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”

Lea Ypi: “Mbështesim protestat, ndalni dhunën ndaj qytetarëve”

Njëmbëdhjetë organizata dhe shoqata shqiptare me veprimtari në Mbretërinë e Bashkuar kanë publikuar një letër të hapur drejtuar Qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku shprehin mbështetjen e tyre për protestat qytetare që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në vend. Në reagimin e tyre, ato kërkojnë që të ndalet çdo formë dhune ndaj protestuesve paqësorë dhe u bëjnë thirrje institucioneve të respektojnë të drejtat demokratike të qytetarëve. Letrës i është bashkuar edhe shkrimtarja dhe akademikja Lea Ypi, e cila e ka shpërndarë publikisht në rrjetet sociale. Sipas organizatave firmëtare, protestat përfaqësojnë një shoqëri civile më të ndërgjegjshme dhe më aktive, duke qenë një shprehje legjitime e demokracisë dhe e së drejtës së qytetarëve për të kërkuar transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet. Në letër...