Lapaj, kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim
“Shqipëria Bëhet” kallëzim në SPAK për sektorin e naftës: Dyshime për abuzim dhe keqadministrim Përfaqësues të partisë “Shqipëria Bëhet” kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK, duke kërkuar hetim të thelluar mbi mënyrën e administrimit të sektorit të naftës dhe hidrokarbureve në vend. Sipas tyre, ekzistojnë dyshime për abuzime dhe korrupsion në menaxhimin e pasurive natyrore, ndërsa kanë dorëzuar edhe dokumente dhe komunikime me institucione, që sipas tyre mbështesin pretendimet. “I kërkojmë SPAK të hetojë imtësisht kontratat e naftës dhe hidrokarbureve, si dhe të verifikojë çdo rast të mundshëm korrupsioni nga zyrtarë apo subjekte që kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga nëntoka jonë”, deklaruan përfaqësuesit e partisë. Ata theksojnë se, bazuar në komunikimet e deritanishme, hetimi duhet të përfshijë të gjitha kontratat ekzistuese në...
Burimi:
javanews.al