Lamallari takim me homologun holandez, në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës, ku zhvilloi një takim me homologun e tij, ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë, David van Weel. Në fokus të bisedës mes tyre ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar. Lamallari bëri të ditur se palët diskutuan mbi një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive, e cila tashmë është ndarë nga Ministria e Punëve të Brendshme me autoritetet holandeze. Kjo marrëveshje synon të krijojë një kuadër më të fortë për bashkëpunimin institucional dhe operacional mes dy vendeve. “Rikonfirmova vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare dhe ndava me të rezultatet konkrete të Shqipërisë në luftë kundër krimit të organizuar, përfshi ngritjen...
Burimi:
vizionplus.tv