Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Lamallari publikon shifrat e kriminalitetit: Shqipëria në nivelin më të ulët historik të vrasjeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka bërë publike të dhënat paraprake të raportit mbi kriminalitetin për 6-mujorin e parë të vitit 2026, duke theksuar se Shqipëria ka arritur nivelin më të ulët historik të vrasjeve me dashje, si rezultat i reformave të ndërmarra, forcimit të Policisë së Shtetit dhe investimeve në siguri. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari thekson se grafiku krahasimor i vrasjeve me dashje nga viti 2005 deri në vitin 2026 dëshmon transformimin e thellë të parametrave të rendit dhe sigurisë në vend. “Nga një mesatare prej 49 vrasjesh me dashje në dekadën 2005–2014, sot kemi zbritur në vetëm 18 raste, në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që mesatarja për dekadën e fundit është më shumë se përgjysmuar...