Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ndau sot fotoalbumin nga takimi në Dibër me homologun e Maqedonisë së Veriut, Panče Toškovski, ku u nënshkrua marrëveshja për zbatimin e sistemit të kontrollit kufitar me një ndalesë, me synim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, bizneseve dhe turistëve mes dy vendeve. Në një postim në rrjetet sociale, Lamallari theksoi se Rruga e Arbrit, të cilën e cilësoi një investim me vlerë kombëtare të qeverisë shqiptare, ka nisur të japë efektet e saj, jo vetëm për Dibrën, por edhe për të gjithë udhëtarët që kalojnë përmes Pikës Kufitare të Bllatës. Sipas tij, në këtë pikë kufitare kalojnë mesatarisht rreth 4 600 qytetarë në ditë, ndërsa vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar rreth 700 mijë qytetarë...