Lala: Shqiptarët s’duan vetëm trafikantë në burg, por ministrat e korruptuar
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Shqipëria po kalon një nga momentet më të vështira politike dhe institucionale të viteve të fundit. Ajo tha se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe se pozita e kreut të qeverisë është dobësuar si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Lala u shpreh se Edi Rama nuk e kontrollon më narrativën politike si më parë dhe se reagimi qytetar ka ndryshuar raportin mes pushtetit dhe opinionit publik. Sipas saj, mbështetja ndërkombëtare që kryeministri ka gëzuar ndër vite nuk është më e njëjta, ndërsa disa prej iniciativave të tij, përfshirë marrëveshjen për kampin e Gjadrit, i janë kthyer në kosto politike. Në analizën e saj, gazetarja ndaloi edhe te puna e SPAK-ut, të cilin e...
Burimi:
ntv.al