“Ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës”, deklarata e Berishës kundër Gonzatos shkakton reagim nga diplomatët e BE-së

“Ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës”, deklarata e Berishës kundër Gonzatos shkakton reagim nga diplomatët e BE-së

Silvio Gonzato, mesazhi i ambasadorit dhe Sali Berisha TIRANË-Deklaratat e djeshme të kreut të opozitës, Sali Berisha, kundër ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, kanë nxitur reagim edhe nga diplomatët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Sot është shpërndarë nga Ambasada Gjermane në rrjetet sociale mesazhi i dekanit të trupit diplomatik të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, ambasadorit të Qipros në Athinë, Stavros Avgoustides, i cili mbulon edhe Shqipërinë. Ambasadori Stavros Avgoustides shkruan se ambasada e mbështet punën e Gonzatos në Shqipëri dhe se beson te profesionalizmi i tij. “Në Ditën e Europës ne qëndrojmë në mbështetje të ambasadorit të BE-së dhe skuadrës së tij dhe riafirmojmë besimin e plotë në profesionalizmin, integritetin dhe përkushtimin e tij ndaj shërbimit”, theksohet në deklaratën e publikuar...