“Ky është shansi për të arritur diçka”/ Protestat, Duka: Duhet të vazhdojnë, nëse shuhen përgatituni për gjithë jetën
I ftuar në nje studio televizive, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi zhvillimet politike dhe protestat në vend. Ai u shpreh se nëse protesta nuk vazhdon dhe shuhet, atëherë qytetarët dhe aktivistët duhet të përgatiten që ky sistem politik të mbetet për një kohë të gjatë. “Kjo protestë duhet të vazhdojë deri sa të ketë produkt. Nëse protesta shuhet, përgatituni që këtë sistem që e keni si kundërshtar ta keni për gjithë jetën. Ky është shansi dhe momenti për të arritur diçka. Partitë politike duhet të mësojnë nga kjo protestë, sepse janë komplet jashtë terrenit. Sidomos PD dhe partitë e vogla duhet të kontaktojnë me njerëzit, duke filluar nga grupet. Përndryshe, të rinjtë na thonë ‘ikni, nuk jeni për këtë punë’. Prandaj duhet...
Burimi:
sot.com.al