“Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët”, Balluku nga Fieri në 35-vjetorin e Partisë Socialiste: Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

“Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët”, Balluku nga Fieri në 35-vjetorin e Partisë Socialiste: Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

Partia Socialiste feston sot në Fier 35-vjetorin e saj, teksa e pranishme është edhe drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku. Ajo mbajti një fjalë para të pranishmëve, ku nuk kurseu falënderimet dhe mirënjohjen e të gjithë kontribuuesve në PS, që nga vitet e para e deri më tani. “I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët. Zgjodhëm Apoloninë, jo se është një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja...