Kuvendi rikthehet mes trazirave, deputetët e PD s’lejojnë fjalën e ministrit Hoxha, seanca ndërpritet për herë të dytë

Kuvendi rikthehet mes trazirave, deputetët e PD s’lejojnë fjalën e ministrit Hoxha, seanca ndërpritet për herë të dytë

Pas 5 minutave ndërprerje, Kuvendi është rikthyer mes trazirave. Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar. Sërish, si pak minuta më parë, foltorja vijon të jetë e bllokuar, ndërsa replikojnë me Peleshin. Pas këtij momenti, Peleshi njoftoi për herë të dytë pushim, këtë herë 15 minuta.