Kuvendi në seancë plenare, prezantohet rendi i ditës, bojkoton opozita
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur këtë të hënë seancën plenare, e cila zhvillohet vetëm me praninë e deputetëve të mazhorancës, pasi opozita ka vendosur ta bojkotojë, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantoi rendin e ditës, i cili përfshin shqyrtimin e një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Ndër çështjet kryesore në axhendë janë raportet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), si dhe Bankën e Shqipërisë. Seanca do të trajtojë gjithashtu veprimtarinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, INSTAT-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit...
Burimi:
vizionplus.tv