Kuvendi në seancë! Godina rrethohet me gardh, deputetët e PS futen nga hyrja anësore, PD bojkoton

Kuvendi në seancë! Godina rrethohet me gardh, deputetët e PS futen nga hyrja anësore, PD bojkoton

Kuvendi TIRANË-Godina e Kuvendit është blinduar nga masa të shtuara sigurie, teksa ka filluar seanca plenare e ditës së sotme. Mësohet se, i gjithë perimetri i Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, duke bllokuar hyrjen kryesore. Si pasojë e këtyre masave, deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e godinës nga hyrja anësore, e vendosur në krahun e Akademisë së Shkencave. Masat janë shtuar si shkak i tensioneve të zhvilluara në seancat e kaluara ku protestuesit kanë goditur me vezë deputetët dhe makinat e tyre, ndërsa përplasje u shënuan edhe me efektivët e policisë.  Ndërkohë opozita pritet të mungojë në seancë, ku vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi më herët se demokratët nuk do të shkojnë në Kuvend, derisa të diskutohen në Kuvend amendamentet për...