Kuvendi miraton ndryshime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, Lamallari: Një reformë që e forcon institucionin!
Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte disa amendime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mëtejshëm të këtij institucioni kyç për sigurinë publike dhe sundimin e ligjit. Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se ndryshimet e miratuara synojnë ta bëjnë Policinë e Shtetit më efikase dhe më funksionale, pa prekur parimet bazë mbi të cilat është ndërtuar institucioni. Postimi i Lamallarit: Ndryshime të rëndësishme në ligjin për Policinë e Shtetit! Sot u votuan në Kuvend amendimet e reja në ligjin për Policinë e Shtetit, një reformë që e forcon institucionin, pa prekur parimet mbi të cilat është ndërtuar. Çfarë ndryshon: Kapacitet drejtues më i fortë – organizim më...
Burimi:
vizionplus.tv