Kuvendi miraton me votat e socialistëve projektligjin për huanë nga SHBA, opozita nuk merr pjesë në seancë
Me 74 vota nga socialistët, Kuvendi ka miratuar sot marrëveshjen me SHBA për huanë 302 milionë dollarë për Shqipërinë që do të shkojë në fushën e mbrojtjes. Votimi u bë pasi fillimisht u diskutua për këtë projektligj pa praninë e mediave. Së sallë nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i PD dhe aleatët e tyre, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve. Pas votimit, kryetari Niko Peleshi njoftoi edhe mbylljen e seancës.
Burimi:
sot.com.al