Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Kuvendi mbyll sesionin ditën e hënë, seanca e fundit në kulmin e protestave kundër Ramës

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon të hënën, më 20 korrik 2026, seancën e fundit plenare për këtë sesion, një mbledhje që pritet të jetë e shoqëruar me debate të forta politike dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës. Në një klimë të tensionuar politike, ndërsa vendi përballet me afro 50 ditë protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, deputetët do të mblidhen për të shqyrtuar një rend dite të ngjeshur me raporte vjetore të institucioneve dhe nisma ligjore. Në rendin e ditës, të miratuar në mbështetje të urdhrit nr. 46, datë 17.7.2026 të Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, janë përfshirë disa pika me rëndësi, mes tyre raporti i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2025, projektligji “Për shoqëritë evropiane të bashkëpunimit (SHEB)” si dhe...