Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin, çfarë pritet të miratohet

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin, çfarë pritet të miratohet

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë sot seancë plenare, që nis në orën 10:00 dhe pritet të zgjasë më shumë se zakonisht. Seanca do të hapet me një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, të kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Megjithatë, Partia Demokratike ka bërë të ditur se do të vijojë bojkotin e seancave plenare, duke kushtëzuar rikthimin në Kuvend me shqyrtimin nga mazhoranca të kërkesave të protestuesve. Në rendin e ditës janë përfshirë gjithashtu votimi i disa projektligjeve, si dhe miratimi i një sërë projektrezolutash që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura për vitin 2025. Projektrezolutat u diskutuan gjatë seancës së kaluar, ndërsa në mbledhjen e sotme pritet të hidhen në votim. Rendi I. Mbledhjen e Kuvendit...